Botimi i Fjalorit arbërisht – shqip të Kolë Kamsit

Lexo ngjarje:

Në Shkodër u botua Fjalori arbërisht – shqip i Kolë Kamsit. Fjalori i Kolë Kamsit është puna e një jete. U botua nën kujdesin e sektorit shkencor të albanologjisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Kolë Kamsi (1886–1960) është një emër i njohur në filologjinë shqiptare, sidomos në fushën e studimeve arbëreshe. Autori ishte nxënës i Kolegjit të Shën Adrianit në Shën Mitër (it. San Demetrio Corone), në vitet 1904–1907. Aty iu ngjall edhe dashuria për botën arbëreshe. Gjithë jetën, letërsia arbëreshe mbeti fusha e tij e pandarë e punës. Për ta bëtë më të afërt për nxënësit shqiptarë atë letërsi me vlera të larta artistike dhe atdhetare, ai pati idenë që të hartonte një fjalor arbërisht – shqip. Kolë Kamsi ishte një veprimtar i arsimit kombëtar dhe fjalori i tij është një vepër gjuhësore, por edhe në shërbim të shkollës. Ai u drejtohet mësuesve të letërsisë dhe studentëve për t’i ndihmuar që të kapërcejnë vështirësitë gjuhësore në të kuptuarit e shkrimtarëve arbëreshë. Por, përveç dobisë praktike që ka si çdo fjalor, ai përfaqëson njëkohësisht edhe një material të përpunuar për vëzhgime e studime. (Në fotografi: Ballina e fjalorit arbërisht – shqip të Kolë Kamsit.)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

Fotografia: © https://genckhoti.com/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img