Në Vlorë lindi Vilson Kilica, piktor shqiptar. Kreu studimet për pikturë në Akademinë e Arteve “Repin”, në Leningrad (ish-BRSS). Ka qenë një nga artistët më të rëndësishëm të pikturës së realizmit socialist shqiptar që po konsolidohej gjatë viteve 1960–1990. Realizoi tablo me temë historike, portrete dhe peizazhe të ndryshme gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Kilica ishte një nga pesë autorët e mozaikut të madh në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë (1981). Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në kulturën dhe artin shqiptar. Me krijimin e Akademisë së Arteve në Tiranë (Instituti i Arteve, 1961), Kilica ishte drejtori i parë i saj. U nda nga jeta më 2016. (Në fotografi: Vepra e Kilicës “Brigadieret”, vaj në kanavacë.)
Teksti: Ylli Drishti
Fotografia: © Galeria Kombëtare e Arteve
Përpunim grafik: AHCF




