Lefter Nasi

Lexo ngjarje:

Në Hoshtovë të Zagorisë lindi Lefter Nasi, historian. Më 1950, familja e tij u vendos në Tiranë, ku ai kreu arsimin fillor dhe të mesëm dhe studimet në degën histori-gjeografi në Universitetin e Tiranës. Punoi në Institutin e Studimeve Pedagogjike dhe njëherësh pedagog i jashtëm në Fakultetin e Historisë e Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Më 1979 punësohet në sektorin e historisë së Kosovës në Institutin e Historisë në Tiranë, ndërsa në periudhën 1989–1994 ishte zëvendësdrejtor i Institutit të Historisë. Nga viti 1994 e deri në fund të jetës, punoi si sekretar shkencor i seksionit të shkencave shoqërore dhe albanologjike në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. U mor me studime të historisë të kohës së re. Botoi vepra shkencore dhe artikuj të shumtë brenda dhe jashtë vendit. Është autor i monografive “Ripushtimi i Kosovës” (1994), “Aspekte të shtypjes kombëtare e politike të shqiptarëve në Kosovë (1981–1986)” (1995) etj., më pas bashkëredaktor i vëllimeve: “E vërteta për Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi” (1990) dhe “Kosova një problem historik dhe aktual” (1995). Ishte anëtar i redaksive të disa revistave shkencore; mori pjesë me referate e kumtesa në disa konferenca shkencore të rëndësishme. U nda nga jeta më 2007. (Në fotografi: Monografia e Nasit: “Aspekte të shtypjes kombëtare e politike të shqiptarëve në Kosovë (1981–1986)”.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1175.

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img