Enver Dobraj

Lexo ngjarje:

Në Spitalin Ushtarak në Maznikë u nda nga jeta Enver Dobraj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në Carrabreg të Epërm të komunës së Deçanit, më 1968. Pasi kreu shkollës e mesme në Deçan, u regjistrua në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës. Me daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u përfshi në radhët e saj. Në prill të vitit 1998 udhëtoi për në Shqipëri me grupin e parë të luftëtarëve të Carrabregut, për të marrë armatim. Më pas, katër muaj luftoi në vijën e parë të frontit në Carrabreg. Më vonë u inkuadrua në radhët e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, ku kishte pozita komanduese. Mori pjesë në luftimet e zhvilluara nga 9–18 janar 1999 në Dashinoc e Ratish të Epërm. Mori pjesë edhe në luftimet e 27 marsit – 2 prillit 1999, të zhvilluara në Lumbardh dhe Pozhar. Në luftimet e zhvilluara në Dushinoc, më 4 qershor 1999, mori plagë të rënda dhe më pas, më 1999, u nda nga jeta në Spitalin Ushtarak. (Në fotografi: Enver Dobraj)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 337.

Fotografia: © Dacaj K., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img