NATO në Kosovë

Lexo ngjarje:

Në Kosovë u vendosën forcat ushtarake të NATO-s (North Atlantic Treaty Organisation – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut). Që nga ky moment, Kosova u vu nën administrimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në krye të administratës ndërkombëtare (UNMIK – Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë), me cilësinë e përfaqësuesit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u caktua diplomati francez Bernard Kushner (Bernard Kouchner). Në bazë të Rezolutës 1244 e miratuar nga Këshilli i Sigurimit, ushtria serbe duhet të largohej nga Kosova, por dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës duhet të dorëzonte armët dhe të çmilitarizohej. Efektivat e saj do të inkuadroheshin me “Trupat e Mbrojtjes së Kosovës”. (Në fotografi: Trupat amerikane, pjesë e forcave të NATO-s.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1302.

Fotografia: © https://www.evropaelire.org/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img