Ilia Shyti

Lexo ngjarje:

Në Lushnjë lindi Ilia Shyti, aktor i teatrit dhe i kinemasë, Artist i Merituar. U aktivizua në teatrin amator të qytetit; në vitin 1954 filloi punën si aktor në Teatrin Popullor. Ka luajtur kryesisht role të dyta, duke portretizuar karaktere e tipa origjinalë. Mishëroi me mjeshtëri figurën e Nikollaq Jorganxhiut në komedinë “Karnavalet e Korçës” të Spiro Çomorës, rivënie skenike e vitit 1975 në Teatrin Popullor. Ilia Shyti ishte aktor i karaktereve, impulsiv, i ngrohtë; gërshetonte mirë planet nervoze e bisedore me ato komike e qesharake. Në kinematografi ka luajtur në 45 filma, kryesisht në role të dyta e të vogla, si inxhinier Mborja te filmi “Vitet e para” (1965), xha Rizai te “Rrugë të bardha” (1974), Mullai i Beratit te “Nëntori i dytë” (1982), babai i Etlevës te “Treni niset më 7 pa pesë” (1988), xha Jorgji tek “Era e ngrohtë e thellësive” (1982) etj. U nda nga jeta në vitin 2004. (Në fotografi: Ilia Shyti

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2649.

Fotografia: © http://www.panorama.com.al/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Llukë Kaçaj

Në Bajzë (Ivanaj) të Kastratit (Malësia e Madhe) lindi Llukë Kaçaj, këngëtar bas, Artist i Merituar.

Agim Çelaj

Ilia Dashi

Hasan Kaleshi

- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img