U vra në një përballje të drejtpërdrejtë me forcat serbe në fshatin Lashtar të Kamenicës, Basri Canolli, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hero i Kosovës. Lindi në fshatin Marec të Prishtinës, më 1976. Në vitet 1997, së bashku me vëllezërit shkoi në Malit të Zi, ku arriti të sigurojë armatim për nevoja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po në atë vit iu bashkua njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku iu ngarkuan detyra ushtarake në zonat operative të Llapit dhe Karadakut. Në qershor 1998 kaloi në Zonën Operative të Drenicës dhe pastaj në Zonën e Karadakut, ku u caktua në njësitin pararojë të komandantit të Brigadës 153. Më 16 qershor mori pjesë në mbrojtjen e popullatës civile në fshatrat e Kamenicës, që sulmoheshin nga bandat serbe. Më 1999, ra në një përballje të drejtpërdrejtë me forcat serbe në fshatin Lashtar të Kamenicës. Në vitin 2012, u dekorua me Urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Basri Canolli)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 253–254.
Fotografia: © https://president-ksgov.net/
Përpunim grafik: AHCF




