Hasan Kaleshi

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Hasan Kaleshi, orientalist, profesor, me kontribut të çmuar në zhvillimin e orientalistikës shqiptare. Lindi në Sërbicë të Kërçovës, në vitin 1922. Kreu gjashtë klasë në Medresenë e Madhe të Shkupit, ndërsa diplomën e shkollës së mesme e mori në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë (1944). Kreu studimet e larta për filologji orientale në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Beogradit (1951), ku thelloi edhe njohuritë për gjuhën arabe. Prej vitit 1952 punoi në fillim asistent, e më pas docent i gjuhës arabe në Katedrën e filologjisë orientale në Beograd. U specializua për turkologji, në Hamburg (1966–1967). Gjatë viteve 1967–1970 punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1970 u zgjodh profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universiteti e Prishtinës; një ndër themeluesit e degës së orientalistikës (1973), që e drejtoi deri më 1976, kur ndërroi jetë. Veprimtaria shkencore e Hasan Kaleshit përfshin një spektër shumë të gjerë: albanologji, histori, arabistikë, turkologji, folklor etj., si dhe bashkëpunoi në revista të ndryshme shkencore në vend dhe jashtë. (Në fotografi: Hasan Kaleshi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1095.

Fotografia: © https://kercova.org/2019/08/15/hasan-kaleshi-ndricuesi-i-figurave-kombetare/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img