Lec Shllaku

Lexo ngjarje:

Në Paris u nda nga jeta Lec Shllaku, publicist e shkrimtar. Lindi në Shkodër, më 1913. Në vendlindje ndoqi shkollën françeskane dhe më pas kreu shkollën “Normale” të Elbasanit. Shërbeu si mësues në Vlorë, Himarë e Përmet (1934–1937). Nga viti 1937, kur nisi studimet e larta në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të Firences, deri në vitin 1958 qëndroi në Itali. Në vitin 1958 u shpërngul në Paris, ku qëndroi deri në fund të jetës. Bashkëpunoi me gazetat e revistat e mërgatës shqiptare, si “Shenjëzat”, “Shqiptari i lirë”, “Dielli”, “Jeta katolike”, “Drita e vërtetë”, “Ndërgjegjja” etj., në të cilat shkroi mjaft artikuj, pamflete e komente mbi problemet e artit e kulturës shqiptare. Lec Shllaku botoi revistat: “Kombi shqiptar” e “Shkumbini” (1955–1956); drejtoi revistën politike, kulturore e shoqërore “Koha e jonë” (1962–1992), e cila qarkullonte në Francë e jashtë saj. Është autor i librit publicistik me temë historike, “Skanderbeg” (1983). Prej vitit 1971 ishte anëtar i organizatës Evropean Community of Journalists (“Bashkësia e gazetarëve evropianë”). (Në fotografi: Lec Shllaku)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2502.

Fotografia: © https://gazetavatra.com/lec-shllaku/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img