Në Shkup u vra nga policia maqedonase Lefter Koxhaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në fshatin Nishovë të Skraparit, në vitin 1969. Punoi në ndërtimtari, më pas emigroi në Greqi. Kur filloi lufta në Luginën e Preshevës, vendosi të shkonte në atë luftë. Por në Gjilan i bashkohet një grupi luftëtarësh, që bënte përgatitje për luftë në Maqedoni (sot Maqedoni e Veriut). Së bashku me një grup tjetër shqiptarësh formuan njësitin luftarak me qendër në fshatin Sllubçan, duke u inkuadruar më pas në radhët e Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Njësiti i komanduar nga Lefter Koxhaj zhvilloi luftime në Mateq, në gjithë zonën e Karadakut, si dhe në Haraçinë. Natën e 6 gushtit 2001 u nis me grupin e tij për një aksion në qytetin e Shkupit, por më 7 gusht u vra. (Në fotografi: Lefter Koxhaj)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 866.
Fotografia: © https://kohanews.com/
Përpunim grafik: AHCF




