Afrim Zhitia

Lexo ngjarje:

Në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, në përballje me policinë serbe u vra Afrim Zhitia, veprimtar politik i lëvizjes ilegale, dëshmor. Lindi në fshatin Llugë të Podujevës, në vitin 1965. Në vendlindje kreu shkollimin fillor, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Prishtinë. Si nxënës i Shkollës së Mesme Teknike në Prishtinë, në vitin 1982 përfshihet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Si anëtar i lëvizjes ilegale shpërndau trakte dhe afishe, me të cilat kërkoheshin të drejtat e shqiptarëve dhe denoncohej pozita koloniale e Kosovës në Serbi dhe në ish-Jugosllavi. Për shkak të aktivitetit të gjerë, grupi i Afrim Zhitisë u ndoq hap pas hapi nga organet e pushtetit. Në verën e vitit 1984 grupi zbulohet dhe anëtarët burgosen. Në gjyqin që u mbajt për këtë grup, Afrim Zhitia u dënua me katër vjet burg. Pas daljes nga burgu intensifikoi aktivitetin organizativ dhe e zgjeroi veprimtarinë kundër shtetit dhe pushtetit jugosllav. U vra në përballje me policinë serbe. (Në fotografi: Afrim Zhitia)

Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1815.

Fotografia: © https://prointegra.ch/30-vjetori-i-renies-se-deshmoreve-fahri-fazliu-dhe-afrim-zhitia/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img