“Lufta e Koplikut”

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Lufta e Koplikut”, luftë kundër ndërhyrjes ushtarake jugosllave në krahinën e Shkodrës. Kjo ndërhyrje synonte të shkëpuste një pjesë tjetër nga trualli shqiptar dhe ta detyronte qeverinë shqiptare të ndiqte një politikë pro-jugosllave. Nga 26 korriku e deri më 21 gusht 1920, forcat jugosllave pushtuan disa zona në Malësinë e Shkodrës dhe arritën në Koplik. Nga kundërgoditja e forcave shqiptare, ushtritë serbe u detyruan të tërhiqeshin në kufirin e caktuar në vitin 1913. Më 21 gusht, forcat ushtarake jugosllave ndërmorën një sulm të ri dhe pushtuan Kelmendin, Kastratin, Shkrelin e Koplikun (Malësinë e Shkodrës). Për të përballuar përparimin e ushtrive serbe, u mblodhën dhe u rreshtuan në front mbi 3000 luftëtarë shqiptarë të ardhur nga Shkodra dhe krahinat përreth. Një fuqi vullnetare prej 400 vetash qëndroi në bregun e Bunës për t’iu kundërvënë një sulmi të mundshëm jugosllav në këtë drejtim. Përballë qëndresës së vendosur të forcave shqiptare dhe e papërkrahur në arenën ndërkombëtare, më 14 shkurt 1921 qeveria jugosllave u detyrua të tërhiqte trupat e saj nga Malësia e Shkodrës dhe zbrazi Kastratin, duke lënë pas fshatra të djegura. (Në fotografi: Luftëtarë në mbrojtjen e Shkodrës.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1549.

Fotografia: © Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Shkodër.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img