Ali Kelmendi

Lexo ngjarje:

Në Pejë të Kosovës lindi Ali Kelmendi, luftëtar për çlirimin kombëtar në Kosovë, veprimtar i lëvizjes demokratike komuniste e antifashiste në Shqipëri, Hero i Popullit. Kreu një kurs për mësues dhe me interesimin e Bajram Currit, studioi dy vjet në Vjenë për pedagogji e psikologji. Mori pjesë në lëvizjen kombëtare në Kosovë kundër shovinizmit serb. Më 1920 erdhi në Shqipëri, ku u bë një nga veprimtarët kryesorë të shoqërisë “Bashkimi”. Mori pjesë në Revolucionin Demokratik të Qershorit 1924. Pas dështimit të Revolucionit mërgoi në fillim në Itali, Austri e mandej në Bashkimin Sovjetik. Në vitet 1925–1930 qëndroi në Bashkimin Sovjetik, ku kreu një shkollë për oficer kufiri në Leningrad dhe shërbeu me këtë detyrë në Odesë, duke vazhduar gjatë kësaj kohe veprimtarinë për çështjen kombëtare, si dhe për përgatitjen e tij si revolucionar. Më 1929 hyri në radhët e grupit komunist shqiptar të Moskës. Më 1930 u dërgua në Shqipëri për organizimin e lëvizjes komuniste dhe krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Punoi për forcimin e grupeve komuniste dhe për organizimin e qëndresës kundër qeverisjes së Ahmet Zogut. Ndihmoi në forcimin e Grupit Komunist të Korçës, në krijimin e grupeve dhe të celulave komuniste në Tiranë, Krujë, Vlorë dhe Elbasan. Ishte një nga frymëzuesit dhe organizatorët e pjesëmarrjes së vullnetarëve antifashistë shqiptarë në luftën e Spanjës. Mbështeti udhëzimet e reja të Kominternit për krijimin e Frontit Popullor Antifashist në Shqipëri. Bashkë me veprimtarë të tjerë përpunoi platformën e lëvizjes komuniste për mbrojtjen e pavarësisë nga rreziku fashist dhe vendosjen e rendit demokratik. U nda nga jeta në Paris, në vitin 1939. (Në fotografi: Ali Kelmendi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1148–1149.

Fotografia: © http://orashqiptare.blogspot.com/2013/05/ali-kelmendi.html

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Jeton Dedushaj

Në frontin Dashinoc-Lumbardh-Pozhar u vra Jeton Dedushaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Pertef Pogoni

Lufta e Vlorës

Liri Gero

- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img