Tish Daija

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Tish Daija, kompozitor, Artist i Popullit, akademik, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Lindi në Shkodër, në vitin 1926. Afrimi i tij me muzikën nisi në vitet e fëmijërisë: 6 vjeç këndonte në korin françeskan të Martin Gjokës, më pas ishte anëtar i orkestrës frymore të Prenk Jakovës. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua për kompozicion në Konservatorin “P. 1. Çajkovski” (Moskë, 1951–1956). Punoi në Ministrinë e Arsimit e të Kulturës dhe si udhëheqës artistik i Ansamblit Shtetëror i Këngëve dhe i Valleve Popullore (1962–1980). Fillimet kompozicionale, disa këngë me stil popullor (“Çike o mori çike”, “Me lule t’bukra” etj.) të ndikuara nga muzika qytetare shkodrane, u përkasin viteve ’40 të shekullit XX. Në gjysmën e dytë të viteve ’50 të shekullit XX krijimtaria e tij njohu zhvillime të mirëfillta profesioniste me vepra instrumentale dhe orkestrale, si Kuarteti i parë i harqeve (1955) dhe Suita orkestrale “Një ditë pikniku” (1955). Me operetën “Lejlaja” (1957) dhe operën “Pranvera” (1960) renditet mes krijuesve të parë të këtyre gjinive skenike; me baletin “Halili dhe Hajrija” (1962) u bë krijuesi i baletit të parë shqiptar. Kompozoi gati në të gjitha format e gjinitë muzikore, edhe muzikë filmi. Si një ndër përfaqësuesit më origjinalë të këngës shqiptare, Tish Daija shfaqi prirje të vërteta emancipuese për kohën (“Erë pranverore”, “Natën vonë” etj.). (Në fotografi: Tish Daija)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 408.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Tish_Daija

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Jeton Dedushaj

Në frontin Dashinoc-Lumbardh-Pozhar u vra Jeton Dedushaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Pertef Pogoni

Lufta e Vlorës

Liri Gero

- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img