Beqir Balluku

Lexo ngjarje:

Në Tiranë, u arrestua, u dënua me vdekje dhe u pushkatua Beqir Balluku, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe drejtues i formacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, gjeneralkolonel, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ministër i Mbrojtjes, zv.kryetar i Këshillit të Ministrave, anëtar i Komitetit Qendror dhe i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë. Lindi në Tiranë, në vitin 1917. Kreu arsimin fillor dhe disa vjet në shkollën teknike. Pas pushtimit, u hodh në veprimtari antifashiste. Komandant i njësiteve guerile të Tiranës, komandant i çetës Krujë-Ishëm dhe komandant i batalionit me të njëjtin emër. Me formimin e Brigadës III Sulmuese, u caktua për pak kohë komisar i saj, më pas komandant i Brigadës II Sulmuese. Në luftimet për çlirimin e Korçës u caktua komandant i Shtabit Operativ të Brigadave II dhe IX dhe zv.komandant i Korpusit I Sulmues, më pas komisar i Korpusit III. Pas çlirimit u emërua komisar i Komandës së Prapavijës të Ushtrisë dhe komandant i Divizionit të Korçës. Ministër i Mbrojtjes (1953–1974); deputet i Kuvendit Popullor në të gjitha legjislaturat. Punoi për organizimin, modernizimin dhe stërvitjen e Ushtrisë Shqiptare. Për këtë veprimtari ka marrë dekorata të larta. Në kuadrin e represioneve të ndërmarra në ushtri, në vitin 1974 u akuzua si përgjegjës kryesor për të ashtuquajturin “puç ushtarak”. U arrestua, u dënua me vdekje dhe u pushkatua në nëntor 1975. (Në fotografi: Beqir Balluku)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 172–173.

Fotografia: © https://www.executedtoday.com/2017/11/05/1974-beqir-balluku-albanian-minister-of-defence/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Jeton Dedushaj

Në frontin Dashinoc-Lumbardh-Pozhar u vra Jeton Dedushaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Pertef Pogoni

Lufta e Vlorës

Liri Gero

- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img