Androkli Kostallari

Lexo ngjarje:

Në Leusë të Përmetit lindi Androkli Kostallari, gjuhëtar, profesor, akademik, Mësues i Popullit. Ndoqi gjimnazin në Shkodër e në Tiranë. Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare; në vitet e para pas luftës punoi në organet e shtypit, ku pati dhe funksione drejtuese. Studimet e larta filologjike i kreu në Universitetin “Lomonosov” në Moskë (1954). Filloi punën në Institutin e Shkencave dhe më pas në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku ka qenë dhe dekan. Androkli Kostallari ka drejtuar Institutin e Historisë e të Gjuhësisë (prej vitit 1958) dhe në vijim Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë deri në vitin 1990; kryeredaktor i revistës “Studime filologjike” (1964–1991) e “Studia albanica” (1964–1980). Një ndër anëtarët themelues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i presidiumit të saj. Fushat kryesore të veprimtarisë shkencore dhe pedagogjike të Androkli Kostallarit janë leksikologjia e leksikografia, formimi i fjalëve, onomastika, gjuhësia e përgjithshme dhe gjuha letrare shqipe (historia dhe gjendja e saj). Ka kryer një varg studimesh për leksikun e shqipes, për veçoritë e fjalëve të përbëra në gjuhën shqipe dhe për çështje të ndryshme teorike në fushën e leksikografisë shqipe. Ka qenë përgjegjës i sektorit të leksikologjisë e leksikografisë (1955–1990) dhe drejtues shkencor e kryeredaktor i dy fjalorëve shpjegues të shqipes: “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” (1980) dhe “Fjalor i shqipes së sotme” (1984). Një objekt i rëndësishëm i veprimtarisë shkencore të Androkli Kostallarit ka qenë historia e formimit dhe e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe dhe veçoritë strukturore dhe funksionale të saj. Ka përfaqësuar shkencën shqiptare në forume ndërkombëtare: më 1960 u zgjodh anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të Shkencave Onomastike (ISO). Mbante titullin “Doctor honoris causa” i Universitetit të Goteborgut (Suedi). Ka marrë Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë (dy herë). U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 1992. (Në fotografi: Androkli Kostallari)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1324–1325.

Fotografia: © https://telegraf.al/speciale/akademiku-androkli-kostallari-korifeu-i-gjuhesise-moderne-shqiptare/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img