Themistokli Gërmenji

Lexo ngjarje:

Në Selanik u pushkatua Themistokli Gërmenji, veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike para dhe pas Pavarësisë së Shqipërisë. Lindi në Korçë, në vitin 1871. Në vendlindje mori mësimet e para. Më 1892 mërgoi në Rumani, ku punoi në fillim çirak e më pas u mor me tregti. U lidh me shoqëritë patriotike të atjeshme “Drita” e “Dituria” dhe u përfshi në veprimtarinë e tyre atdhetare. Pas Revolucionit Xhonturk të korrikut 1908, hoteli “Liria” në Manastir, pronë e vëllezërve Themistokli dhe Telemak Gërmenji, u bë qendër e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Aty bashkëpunoi edhe me lëvizjen çlirimtare maqedonase. Në vitin 1911 Themistokli Gërmenji shkoi në Itali, ku u lidh me rrethet arbëreshe, pastaj kaloi në Korfuz, ku u aktivizua në një qendër patriotike shqiptare e më 1912 u vu në krye të një çete luftëtarësh të armatosur, që vepronte në krahinën e Korçës. Me pushtimin e kësaj krahine nga forcat e armatosura greke (dhjetor 1912), Themistokli Gërmenji bashkëpunoi me qeverinë e Ismail Qemalit në Vlorë dhe më 19131914 kreu detyra të rëndësishme në administratën e shtetit të pavarur shqiptar. Në shtator 1914 Themistokli Gërmenji shkoi në Rumani dhe në janar 1915 në Bullgari. Në vitet 19161917 u kthye nga Bullgaria në Shqipëri. Organizoi forca të armatosura për çlirimin nga pushtuesit grekë të krahinës së Korçës dhe të gjithë Shqipërisë së Jugut. Themistokli Gërmenji luajti rol kryesor për nënshkrimin e Protokollit Shqiptaro-Francez të dhjetorit 1916, me të cilin u shpall krahina “autonome” e Korçës. Po ashtu në dëbimin prej andej të pushtuesve grekë dhe të administratës së tyre. Këto fitore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e bënë Themistokli Gërmenjin objekt goditjesh nga politikanë të huaj, që mbanin qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë. Ata trilluan akuza të rreme për veprimtarinë e tij si “agjent” i austro-hungarezëve, në bazë të të cilave u dënua me vdekje nga një gjykatë ushtarake franceze në Selanik dhe u pushkatua. (Në fotografi: Themistokli Gërmenji)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 763–764.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Themistokli_G%C3%ABrmenji

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Jeton Dedushaj

Në frontin Dashinoc-Lumbardh-Pozhar u vra Jeton Dedushaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Pertef Pogoni

Lufta e Vlorës

Liri Gero

- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img