Lindi në Shkodër Dom Dedë Plani. Studioi filozofi në Seminarin Papnor të Shkodrës dhe teologji në Insbruk të Austrisë, në Kolegjin Canisianum të Jezuitëve. U shugurua meshtar në Primiz të Austrisë, më 3 gusht 1919. Prej marsit të vitit 1920, qe famullitar i fshatrave në rrethin e Shkodrës, si i Gimajve të Shalës, pastaj i Pogut, i Prekalit, i Kirit, i Shirokës dhe, prej vitit 1947, i Rrencit të Gurit të Zi. U arrestua dy herë në vitin 1945 në Shirokë dhe u lirua disa muaj më pas. U arrestua përfundimisht në Rrenc të Gurit të Zi në shtator-tetor të vitit 1947 dhe u burgos në Shkodër. Vdiq gjatë torturave, përpara se të dilte në gjyq. (Në fotografi: Dedë Plani)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-dede-plani/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-dede-plani/
Përpunim grafik: AHCF




