Sadije Toptani

Lexo ngjarje:

Në Vilën Mbretërore në Durrës u nda nga jeta Sadije Toptani, Nëna Mbretëreshë. Lindi në Tiranë, në vitin 1876. Sadije Toptani ishte pjesëtare e derës së madhe të Toptanasve. Ajo ishte e bija e Emin bej Toptanit i cili u martua me Fitnete Toptanin. Në moshë fare të re, ajo u martua me Xhemal pashë Zogun, në derën e familjes Zogu në krahinën e Matit. Pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë më 1908, e ardhmja e familjes u mbështet në duart e Sadijes, e cila u kujdes për shtatë fëmijët e saj. Ajo pati gjashtë vajza dhe djalin e vetëm Ahmet Zogun, i cili do të bëhej mbreti i shqiptarëve. Nëna Mbretëreshë u kujdes për administrimin e pronave, gjithashtu mbrojti pozicionin udhëheqës të familjes në Mat ndaj politikave klanore. Fëmijët i rriti dhe i edukoi me ndjenjën e patriotizmit dhe përkushtimit në çështjen kombëtare. Pasi djali i saj u shpall mbret nga Asambleja Kushtetuese më 1928, ajo mori titujt Nëna e Kombit si edhe Nëna Mbretëreshë e Shqiptarëve. Sadije Toptani u bë zyrtarisht mbrojtësja dhe garantuesja e të drejtave të gruas shqiptare. Për Mbretin Zog ajo ishte këshilltarja dhe udhërrëfyesja më e besuar. Sadije Toptani u nda nga jeta në vitin 1934. Ajo u përcoll për në Mauzoleumin Mbretëror ngritur në kodrat e liqenit të Tiranës një ditë më pas. Një nga aktet e para të hyrjes së brigadave komuniste në Tiranë më 17 nëntor 1944, ishte shkatërrimi i këtij varri monumental. Më 17 nëntor 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Mauzoleumi Mbretëror u rindërtua sipas arkitekturës origjinale nga qeveria shqiptare. (Në fotografi: Sadije Toptani)

Teksti: https://albanianroyalcourt.al/sq/nena-e-kombit/

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Sadije_Toptani

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img