Sotir Ferrara

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Sotir Ferrara, personalitet i klerit dhe i kulturës arbëreshe. Lindi në fshatin Hora e Arbëreshëve (it. Piana degli Albanesi), krahina e Palermos (Sicili), në vitin 1937. U bë prift më 19 nëntor 1960. Ishte profesor i matematikës dhe i lëndëve shkencore, si dhe drejtor i korit bizantin të Katedrales së Shën Mitrit, i cili ishte i përbërë nga arbëreshët e Sicilisë. Sotir Ferrara është konsideruar si “mjeshtri i liturgjisë bizantine të traditës arbëreshe”, pasi ndikoi në përbashkimin shpirtëror e social të arbëreshëve gjatë 25 vjetëve të punës së tij si dhespot (ipeshkëv) i Eparkisë së Horës së Arbëreshëve.(Në fotografi: Sotir Ferrara)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Tiranë.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Sotir_Ferrara

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aksioni i njësiteve të çetave partizane

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img