Rauf Fico

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Rauf Fico (1881–1944), veprimtar politik, diplomat, deputet, ministër i Punëve të Brendshme. Kreu shkollën e mesme në Shkodër dhe të lartën, në Stamboll. Punoi në administratën e Vilajetit të Janinës në disa qytete shqiptare, si në Konicë, Himarë, Margëllic e Kuçovë (1911). Fico ishte njëri nga përfaqësuesit e Gjirokastrës në Kongresin e Manastirit (1908). Ishte ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës (1912). Me ardhjen e Princ Vidit, u emërua shef i kabinetit të kryeministrit Turhan Përmetit. Nënprefekt i Tiranës (1916–1920). Pas Kongresit të Lushnjës, u emërua sekretar shteti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, më pas prefekt i Shkodrës, deputet, Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë për Turqinë dhe Bullgarinë, ministër i Punëve të Jashtme etj. (Në fotografi: Rauf Fico)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 669.

Fotografia: © Kadiu A., Arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img