Marin Beçikemi

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Marin Beçikemi, humanist shqiptar, pedagog, shkrimtar dhe orator që e zhvilloi veprimtarinë në mërgim. Lindi në një familje që kishte luajtur rol në historinë e qytetit. Së bashku me shumë bashkatdhetarë e la vendlindjen më 1479, kur Shkodra ra në duart e osmanëve. Marin Beçikemi u rrit dhe u shkollua në Bresha, qytet nën zotërimin e Venedikut, ku mori një përgatitje serioze në gjuhët klasike. Pas vitit 1494 gjendet në Raguzë si rektor shkolle; kreu misione diplomatike në shërbim të Venedikut, krijoi në atë qytet një shkollë studimesh humaniste, dha mësimin e gjuhëve klasike në Bresha, Padovë etj.; që prej vitit 1517 u thirr profesor i retorikës në Universitetin e Padovës. Marin Beçikemi rriti breza të tërë humanistësh; u kushtoi një varg veprash, botuar në Venedik, Romë Paris etj., komentimit e analizës së veprave të Ciceronit, Tit Livit, Plinit, Virgjilit etj. Marin Beçikemi lëvroi edhe një gjini tjetër letrare, “Panegjirikët”, fjalime mburrëse kushtuar figurave dhe ngjarjeve historike të kohës. Në panegjirikun e vitit 1503, Marin Beçikemi vë në lëvizje gjithë mjetet e artit retorik klasik. Ai jep njëkohësisht pamjen e saktë të historisë së gjysmëshekullit të jetës së Shkodrës dhe të Shqipërisë së Veriut, që kulmon në mbrojtjen heroike të qytetit kundër dy rrethimeve osmane më 1474 e 1478. Në të ndihet krenaria e autorit për vendlindjen dhe popullin e vet, që ringjalli në figura si Skënderbeu dhe mbrojtësit e Shkodrës, heronjtë e antikitetit. U nda nga jeta në vitin 1526. (Në fotografi: Marin Beçikemi nga piktori Pjerin Sheldija.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 199–200.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Marin_Be%C3%A7ikemi

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aksioni i njësiteve të çetave partizane

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img