Në Tiranë u nda nga jeta Niko Qafëzezi, agronom, docent. Lindi në Korçë, në vitin 1916. Në vendlindje kreu Liceun Kombëtar (francez). Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në Fakultetin e Agronomisë të Universitetit të Peruxhas (1941). Filloi punë në Institutin Zooteknik në Xhafzotaj dhe në vitet 1942–1944 qe kryeinspektor në Inspektoratin e Bujqësisë në Prishtinë. Pas çlirimit punoi në Korçë e më pas në Ministrinë e Bujqësisë. Në vitin 1952 u emërua pedagog e përgjegjës i Katedrës së Fitoteknisë në Institutin e Lartë Bujqësor, ku shërbeu derisa doli në pension. Ka botuar tekstet “Kultivimi i bimëve” (1957) dhe librat “Fjalor i bujqësisë – shqip, latinisht, italisht, rusisht” (1978) etj., si dhe një numër artikuj popullarizues në shtypin e kohës. (Në fotografi: Niko Qafëzezi)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2139.
Fotografia: © https://www.facebook.com/362551304322975/photos/a.530633054181465/776384046273030/?type=3
Përpunim grafik: AHCF




