Ludovik Taloçi

Lexo ngjarje:

Në Herceghalom të Hungarisë u nda nga jeta Ludovik Taloçi (Ludwig Thalloczy), historian hungarez. Lindi në vitin 1854. Ludovik Taloçi është një nga studiuesit më të njohur të historisë së vendeve të Ballkanit. Iu përkushtua në mënyrë të veçantë marrëdhënieve të Hungarisë me sllavët e Jugut në periudhën e Mesjetës. Në këtë kuadër, përgatiti e botoi vëllime dokumentare, si: dokumente për Sllavoninë e Poshtme, për marrëdhëniet serbo-hungareze, një botim me dokumente për qytetin boshnjak Jajce, një tjetër për kufijtë ushtarakë të Kroacisë etj. Ludovik Taloçi, në bashkëpunim me Kostandin Jireçekun dhe Milan Shuflain, përgatitën dhe botuan veprën madhore në dy vëllime “Acta et Diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”. (Në fotografi: Ludovik Taloçi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2655–2656.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Lajos_Thall%C3%B3czy

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img