Visar Zhiti

Lexo ngjarje:

Në Durrës lindi Visar Zhiti, shkrimtar, deputet, ministër. U rrit në Lushnjë ku përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970. Më vonë, filloi studimet e larta në Shkodër për gjuhë dhe letërsi shqipe. Me përfundimin e studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër, ai filloi karrierën e tij si mësimdhënës në qytetin e Kukësit. Në 1973 përgatiti përmbledhjen me titull: “Rapsodia e jetës së trëndafilave”. Ishte koha e Plenumit IV të Komitetit Qendror të Partisë së Punës ku u dënua liberalizmi në art dhe kulturë. I ati i Zhitit kishte pasur më parë një konflikt me autoritetet, dhe poeti i ri papritmas u bë një nga viktimat politike të diktaturës; qëllimi ishte që të frikësoheshin intelektualët shqiptarë. Dorëshkrimi i përmbledhjes së tij të përmendur më sipër, i cili qe dorëzuar për botim në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist. Ai u arrestua më 8 nëntor 1979 në Kukës dhe dënohet me 13 vjet burgim. Pas dënimit, u dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë transferohet në burgun e Spaçit e më vonë në atë të Qafë-Barit. U lirua nga burgu më 28 janar 1987. Pasi lirohet nga burgimi, i privuar nga të gjithë të drejtat (e drejta elektorale, e drejta e ushtrimit të profesionit, e drejta për të botuar), punon si punëtor krahu në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste, ai arriti të shkojë në Itali ku punoi në Milano deri më 1992. Me kthimin e tij në Shqipëri, punoi si gazetar, përkthyes, por më vonë u angazhua edhe në politikë. Më 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, më 2013 u emërua Ministër i Kulturës. Ka botuar disa libra në prozë e poezi, si: “Kujtesa e ajrit”, “Hedh një kafkë te këmbët tuaja”, “Rrugët e ferrit: burgologji”, “Koha e krisur” etj. Veprat e tij letrare janë vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Krijimtaria e tij është përkthyer edhe në gjuhë të tjera. (Në fotografi: Visar Zhiti)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IX, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2020, faqe 248–249.

Fotografia: © https://tiranapost.al/english/art-dhe-kulture/namik-ajazi-dhe-visar-zhiti-bejne-film-historine-e-vertete-te-re

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img