Drita Pelinku

Lexo ngjarje:

Në Vlorë lindi Drita Pelinku, aktore, regjisore, pedagoge, “Artiste e merituar”. Lindi në Vlorë, në vitin 1926. Ishte e vetmja vajzë që u pranua në shkollën e parë dramatike (dhjetor 1944). Si aktore e Teatrit Kombëtar ka realizuar mbi 110 role, gjysma e të cilave role kryesore, si Luiza Miler tek “Intrigë e dashuri” (F. Shiler), Gonerila te “Mbreti Lir” (Shekspir), Diana te “Qeni i kopshtarit” (Lope De Vega), Zojcika te “Letër e humbur” (J. L. Karaxhale), Megi te “Mbretëresha e bukur” (Mack Donagh) etj., dhe 15 role në kinematografi: Halla (“Njeriu me top”), Budja (“Kur hidheshin themelet”) etj. Nga viti 1976 pedagoge e mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve Tiranë. Si regjisore ka vënë në skenë dramat “Motrat” (P. Ziba), “Hijet” (H. Ibsen), “Shumë zhurmë për asgjë” (Shekspir), “Kënga e mjellmës” (A. Çehov), “Shërbëtori i dy zotërinjve” (K. Goldoni). Ka fituar Çmimin e Parë Mbarëkombëtar “Ismail Qemali” (1996). Është dekoruar me urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”. U nda nga jeta në vitin 2013. (Në fotografi: Drita Pelinku)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1978.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Drita_Pelinku

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img