Halit Bërzeshta

Lexo ngjarje:

Në Selanik u nda nga jeta Halit Bërzeshta (1840–1909), veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe mjek ushtarak i Perandorisë Osmane. Lindi në Bërzeshtë (Elbasan), kreu në Stamboll gjimnazin shtetëror dhe u diplomua farmacist në shkollën mjekësore ushtarake. Në Janinë u njoh me vëllezërit Frashëri dhe bashkëpunoi për një kohë të gjatë me Naimin. U bë njëri nga propagandistët e ideve kombëtare, përhapte librat e gazetat shqipe kudo ku punonte. Përkrahu veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899). Së bashku me Bajo Topullin e atdhetarë të tjerë mori pjesë në ngritjen e “Komitetit për Lirinë e Shqipërisë” në Manastir, më 1905, dhe u bë njëri nga udhëheqësit e tij kryesorë. (Në fotografi: Halit Bërzeshta)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 238.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Halit_bej_B%C3%ABrzeshta

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img