Dhimitër Theodhori

Lexo ngjarje:

Në Përmet lindi Dhimitër Theodhori, piktor skenograf dhe kostumograf shqiptar. Kreu studimet për pikturë në liceun artistik “Jordan Misja”, Tiranë (1964) dhe diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve (1969). Pasi punoi disa vite në ndërmarrjen artistike “Migjeni” në Tiranë, ishte piktor kostumograf në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”. Dhimitër Theodhori realizoi modelimet e kostumeve të dhjetëra filmave artistikë shqiptarë, si “Gëzhoja e vjetër” (1980), “Flutura në kabinën time” (1988), “Nata” (1998) dhe “I dashur armik” (2005). Jeta e tij artistike ishte e mbyllur në studio dhe në sheshet e xhirimit ku vizatonte e pikturonte gjatë kohës së xhirimeve në vende të ndryshme të Shqipërisë. Krijimtaria e tij më e shumtë i përket vizatimit, kostumografisë, peizazhit dhe portretit. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 2013. (Në fotografi: Vizatimi i Theodhorit “Portret i Frrok Gjocit”, 1973, laps në letër.)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920-2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 112.

Fotografia: © https://galeriakombetare.gov.al/en/collection/dhimiter-theodhori.shtml

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img