Ismail Qemali

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta në Peruxhia të Italisë patrioti i shquar i kombit tonë, Ismail Qemali. Gjatë gjithë jetës së tij ai punoi dhe u përpoq për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Ishte midis atdhetarëve të shquar që formuluan 12 kërkesat drejtuar qeverisë turke për dhënien e një autonomie territoriale dhe administrative për të gjitha trojet shqiptare. Ismail Qemali luajti një rol të shquar në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në prag të kësaj ngjarjeje të madhe historike, ai udhëtoi nëpër Evropë duke marrë kontakte me shtetarë, diplomatë të huaj dhe me kolonitë shqiptare të mërgimit për parapërgatitjen e kushteve të nevojshme. Më pas, bashkë me përfaqësues të krahinave të ndryshme të vendit, erdhi në Vlorë, ku kryesoi Kuvendin Kombëtar që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. (Në fotografi: Ismail Qemali)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2900-2903.

Fotografia: © Kadiu A., Arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img