Nikollë Keta

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Nikollë Keta (Nicolò Chetta, 1741–1803), hulumtues i gjuhës shqipe e i historisë së shqiptarëve, poet arbëresh nga fshati Kundisa (Contessa Entelina, Sicili). Kreu studimet në kolegjin arbëresh të Palermos, u bë prift dhe shërbeu si rektor i këtij kolegji. Hartoi një varg veprash, ndër të cilat: një fjalor italisht-shqip prej rreth 5000 fjalësh; “Etimologico della lingua albanese” (“Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe”) prej më shumë se 10 mijë fjalësh, një sprovë të shkurtër të gramatikës së shqipes; “Katalogu mbi familjet e mëdha arbëreshe” dhe “Tesoro di notizie su dei Macedoni” (“Thesar njoftimesh për maqedonasit). Vepra e fundit ndahet në tri pjesë. Në pjesën e parë autori përpiqet të vërtetojë prejardhjen e shqiptarëve nga maqedonasit e vjetër, të cilët ai i përfytyron të afërt me epirotët dhe si pasardhës të pellazgëve; në pjesën e dytë bën fjalë për shqiptarët në periudhën e Skënderbeut dhe në të tretën, për ngulimet arbëreshe në Sicili dhe për të folmet e tyre. Kjo vepër është botuar me shpjegime e shënime kritike nga studiuesi arbëresh Matteo Mandalà. Nikollë Keta ka hartuar një numër të mirë vjershash origjinale, nga të cilat duhet përmendur sidomos një tingëllimë auto-biografike, që është e para tingëllimë në historinë e poezisë shqipe. Pjesa më e madhe e veprave të tij kanë mbetur dorëshkrim. (Në fotografi: Nikollë Keta)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1152.

Fotografia: © http://qspa.gov.al/279-vjetori-i-lindjes-se-hulumtuesit-te-gjuhes-shqipe-poetit-nikolle-keta/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img