Mustafa Greblleshi

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Mustafa Greblleshi, poet shkrimtar e përkthyes. Mësimet fillore i kreu në Vlorë, ndërsa të mesmet në Liceun e Tiranës. U regjistrua në Universitetin e Torinos, në Fakultetin e Letërsisë, por u detyrua t’i ndërpresë studimet. Me pseudonimin Liu i Cakut zhvilloi një veprimtari të gjerë letrare e publicistike në revistat “Tomori”, “Njeriu”, “Bleta”, “Kultura islame”, “Vatra”, “Drini”, “Revista letrare” etj. Pas luftës punoi si redaktor i gazetës “Bashkimi” nga dita e parë e botimit të saj deri në vitin 1946, kur u arrestua si “armik i popullit”. Pas lirimit nga burgu punoi për disa vjet si mësues gjuhe në disa qytete. Por shumë shpejt u quajt i padenjë për të ushtruar një profesion të tillë, ndaj u hoq nga arsimi dhe u detyrua të punojë si punëtor krahu deri në vitin 1974. Vepra të tij janë: “Albumi i një bojaxhiu” (tregime, Tiranë, 1960; Prishtinë, 1971), “Gremina e dashunis” (Prishtinë, 1968), “Muhabet tirançe me Liun e Cakut” (Tiranë, 1997). Një nga përkthimet e tij, është “Një mijë e një net” (në tri vëllime, Tiranë 1998). U nda nga jeta në vitin 1986. (Në fotografi: Mustafa Greblleshi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. II, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2013, faqe 353–354.

Fotografia: © https://albertvataj.blogspot.com/2012/03/mustafa-greblleshi-1922-1986-ishte-poet.html

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img