Alfred Uçi

Lexo ngjarje:

Në Korçë lindi Alfred Uçi, pedagog i filozofisë dhe i estetikës në Universitetin e Tiranës, profesor, akademik. Në moshë të re mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, në radhët e Brigadës IX Sulmuese. Kreu studimet e larta për filozofi në Universitetin “Lomonosov” të Moskës (1954). Për një periudhë të gjatë dha lëndën e filozofisë dhe të estetikës në Universitetin e Tiranës. Iu kushtua që në fillim studimit të trashëgimisë së mendimit filozofik shqiptar, duke botuar monografi për jetën dhe veprën e Jani Vretos dhe të Theodhor Kavaliotit. Në vitet 1979–1986 qe drejtor i Institutit të Kulturës Popullore, kryeredaktor i revistës “Kultura popullore” dhe i një vargu botimesh shkencore e dokumentare të atij instituti; në vitet 1987–1990 kryetar i Komitetit të Kulturës e Arteve dhe ministër i Kulturës. Pas kësaj iu kushtua tërësisht punës shkencore duke botuar një varg studimesh nga fusha e estetikës dhe duke marrë në vështrim jo vetëm autorë shqiptarë, por edhe autorë nga më të njohurit e letërsisë botërore. Ndër veprat kryesore të tij, janë: “Estetika, jeta, arti” (1970), “Probleme të estetikës” (1976), “Mitologjia, folklori, letërsia” (1982), “Çështje teorike të estetikës dhe të kulturës” (1986), “Shekspiri në botën shqiptare” (1996), “Prometeu dhe Hamleti” (greqisht, Athinë, 1998), “Estetika në letërsinë shqipe” (2001), “Filozofia e Teodor Anastas Kavaliotit” (2004), “Estetika e folklorit” (2007) etj. Ka marrë tri herë Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 2016. (Në fotografi: Alfred Uçi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2783.

Fotografia: © Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img