Hans Tunman

Lexo ngjarje:

Në Suedi u nda nga jeta Hans Tunman (Hans Erich Thunmann), historian suedez. një nga albanologët e parë, profesor në Universitetin e Hales (Halle) në Gjermani. Lindi në Suedi, në vitin 1746. Njohja me studentë e tregtarë nga vendet e Evropës Lindore e Juglindore, midis tyre edhe me shqiptarë, i nxiti interesin për të studiuar gjuhën dhe historinë e atyre vendeve. Në veprën “Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker” (“Hulumtime për historinë e popujve të Evropës Lindore”, Lajpcig, 1774), që ruan ende vlerën e saj, Hans Tunman bëri përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Në bazë të argumenteve historike të nxjerra nga burimet greko-latine e bizantine, Hans Tunman arriti në përfundimin se shqiptarët mesjetarë janë vazhduesit autoktonë të popullsisë antike të ilirëve, e cila nuk u romanizua si ajo dako-trake paraardhëse e rumunëve, as nuk u zëvendësua në viset e veta nga një popullsi e mëvonshme e dyndur këtu. Duke u mbështetur në burimet bizantine, ai jep historinë e shqiptarëve mesjetarë, si një formacion etnokulturor unitar dhe si faktor politik më vete. Si provë të gjuhës së këtij populli, për të cilin shprehte simpati për shkak të gjendjes së tij të robëruar, Hans Tunman përfshiu në këtë vepër fjalorin e Teodor Kavaliotit, që ia kishte dorëzuar Konstantin Xhehani, një voskopojar i ditur, me të cilin u takua në Hale. Me gjithë gjendjen ende të pazhvilluar të studimeve ballkanike në atë kohë, vepra e Hans Tunman përbën një ndihmesë për të vënë mbi baza shkencore problemin e formimit të popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij. (Në fotografi: Kopertina e veprës “Hulumtime për historinë e popujve të Evropës Lindore”, Lajpcig, 1774.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2763.

Fotografia: © https://tiparituriromanesti.wordpress.com/2018/04/17/johann-thunmann-cercetari-asupra-istoriei-popoarelor-din-europa-de-rasarit-leipzig-1774/#jp-carousel-8583

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img