Në Tetovë lindi Alajdin Demiri, diplomat, analist politik dhe profesor universitar. Nga 1973 deri në 1977, ai studioi sociologjinë në Sarajevë. Nga viti 1977 deri më 1978 punoi si gazetar në Radiotelevizionin e Maqedonisë (sot Maqedonia e Veriut), redaksia në gjuhën shqipe. Në vitet 1978–1983 dhe 1983–1988 ishte profesor i sociologjisë dhe filozofisë në një shkollë të mesme në Tetovë dhe më pas punoi në bibliotekën e qytetit. Gjatë viteve 1990–1995, Alajdin Demiri studioi frëngjisht në Lausanne, Zvicër, duke u kthyer në 1995 më vonë dhe duke u përfshirë në skenën politike në kuadër të Partisë për Prosperitet Demokratik. Në vitin 1997 ai u zgjodh kryetar i komunës së Tetovës, ndërsa në vitin 1998 dënohet me dy vite burg për vendosjen e flamurit kombëtar para komunës së Tetovës, ngjarje e njohur që ndodhi paralelisht me komunën e Gostivarit, që përfundoi me dhunë brutale të policisë së asaj kohe, e cila shkaktoi viktima dhe të arrestuar. Parlamenti Evropian kërkoi lirimin e tij, dhe ai u lirua sipas një Ligji mbi Amnistinë. Më pas në periudhën e fundviteve ’90 të shekullit XX emërohet ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zvicër. Pas kthimit të tij ai angazhohet si profesor universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. U nda nga jeta në vitin 2019. (Në fotografi: Alajdin Demiri)
Teksti: https://ekonomiaonline.com/ves-alajdin-demiri-politikani-dhe-akademiku-shqiptar-ne-maqedoni/
Fotografia: © https://www.whosdatedwho.com/dating/alajdin-demiri
Përpunim grafik: AHCF




