U nda nga jeta Xhanfise (Çipi) Keko, regjisore e filmave për fëmijë, Artiste e Popullit. Lindi në Gjirokastër, në vitin 1928. Kreu studimet në Moskë për montazh kinematografik. Karriera e saj ndryshoi në vitet në vazhdim duke kaluar si regjisore e filmave shumë të dashur me përfshirjen e fëmijëve si aktorë kryesorë në filmat e saj. Një mbështetje në karrierën e saj ishte edhe i shoqi, regjisori dokumentarist Endri Keko. Filmat e saj, edhe pse nën “darën e propagandës”, ishin modeli i një dritareje për të dalë nga presioni politik i kohës dhe për t’u ofruar jo vetëm fëmijëve, por edhe prindërve një model mbi edukimin fëminor. Një pjesë e filmave të saj kishin orientim nga e kaluara shqiptare, kryesisht gjatë periudhës së pushtimit nazifashist dhe impaktit që kjo luftë la në memorien fëminore kolektive. (Në fotografi: Xhanfise (Çipi) Keko)
Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror, Tiranë.
Fotografia: © http://nationalfilmcenter.gov.al/wp-content/uploads/2019/01/SKM_C22719010413181.jpg
Përpunim grafik: AHCF




