Ajet Xhindoli

Lexo ngjarje:

Në Tendën e Qypit (Skrapar) u nda nga jeta Ajet Xhindoli, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Sukë të Roskovecit, në vitin 1922. U bë anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës gjatë kohës që mësonte në gjimnazin e atjeshëm. Punoi për përhapjen e ideve komuniste dhe antifashiste në vend. Mori pjesë në aksione kundër pushtuesve fashistë. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare më 1942. U zgjodh sekretar politik i Komitetit Qarkor të Rinisë Komuniste Shqiptare për Beratin. Me formimin e batalionit të rinisë “Margarita Tutulani” (1943) u caktua komisar i tij. U kap i plagosur rëndë pas përleshjeve me nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre në Tendën e Qypit (Skrapar). U nda nga jeta nga plagët dhe nga torturat. (Në fotografi: Ajet Xhindoli)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2953–2954.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img