Mikel Koliqi

Lexo ngjarje:

Në Shkodër, u nda nga jeta kardinali i parë shqiptar Mikel Koliqi. Lindi në Shkodër. Kreu shkollën e mesme në Bari (1925). Ndoqi studimet e larta për teologji e filozofi në Milano (1928–1930). U shugurua meshtar në Kishën e Jezuitëve, në Shkodër (1931). U emërua famullitar i Shkodrës, më 1936. Mikel Koliqi ka kompozuar rreth 40 pjesë për t’u kënduar në kor me subjekte fetare dhe tri melodrama me theks patriotik: “Rozafa”, “Rrethimi i Shkodrës” dhe “Ruba e Kuqe”, të shkruara nga dom Nre Zadeja. Ai kaloi 37 vjet në burgjet komuniste. Më 26 nëntor 1994, Papa Gjon Pali II e emëroi kardinal. Është dekoruar me Urdhrat “Pishtar i Demokracisë” (1992) dhe “Nderi i Kombit” (1996). (Në fotografi: Mikel Koliqi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1212–1213.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Mikel_Koliqi

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img