Gjergj Dhimitër Basta

Lexo ngjarje:

Në fshatin Rokaforcata (Roccaforzata), pranë Tarantos (Itali), në një familje me tradita ushtarake lindi Gjergj Dhimitër Basta (1550–1607), strateg, teoricien ushtarak dhe gjeneral me famë evropiane dhe botërore, me origjinë nga arbëreshët e Italisë. Arriti nga ushtar i thjeshtë, kalorës arbëresh, deri në gradën më të lartë ushtarake. Organizoi, drejtoi dhe zhvilloi shumë luftime dhe beteja, si kryekomandant i ushtrive spanjolle në Belgjikë, Holandë dhe Francë dhe i ushtrive gjermane në Hungari, në malet e Ballkanit, në Transilvani kundër ushtrive osmane. Gjeneral artilerie dhe kont i trashëgueshëm i Perandorisë së Shenjtë Romake, në Gjermani. Kont i trashëgueshëm i qytetit të Hustit, në Holandë, Guvernator i Vjenës (Austri). Përçues i traditës së përdorimit dhe drejtimit të kalorësisë së lehtë të ushtrisë së Skënderbeut në Itali, në ushtritë evropiane të shekujve XVI–XVII. Gjergj Basta shkroi tri vepra teorike dhe praktike ushtarake, të cilat u njohën në Evropë: “Il maestro di campo generale” (“Mjeshtri i kampit të përgjithshëm”, 1606); “Governo della cavalleria leggera” (“Për drejtimin e kalorësisë së lehtë”, 1612); “Mbi drejtimin e artilerisë” (1612). Ato u përkthyen nga italishtja, u botuan dhe u ribotuan në frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, që nga shekullin XVII deri në ditët tona; dy të parat u botuan shqip, më 1996. Vdiq në qytetin Kuartre (Belgjikë). (Në fotografi: Gjergj Dhimitër Basta)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 186.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjergj_Bashta

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img