Bardhok Biba

Lexo ngjarje:

Në fshatin Bulshar të Oroshit (Mirditë) lindi Bardhok Biba (1920–1949). Pjesëmarrës i Luftës ANÇ, veprimtar politik dhe funksionar i shtetit në vitet e para pas çlirimit, Hero i Popullit. Ndoqi gjimnazin e shtetit në Shkodër, ku përqafoi idetë komuniste dhe u aktivizua kundër pushtetit monarkist të Zogut. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare në tetor 1943, partizan në çetën Pukë-Mirditë (1943), komisar politik në çetën partizane të Bunës e më pas në çetën e Dukagjinit dhe të Pukë-Mirditës (1944). Pas çlirimit u ngarkua me detyra të rëndësishme partie e shtetërore në rrethin e Mirditës, si komisar i komandës së vendit e sekretar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Rrethit (1945–1946), kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit (1948), sekretar politik i Komitetit të Partisë të Rrethit (1949). Ishte deputet në Kuvendin Popullor. Punoi për rimëkëmbjen e vendit. U vra në vitin 1949, në Qafën e Valmirit në zonën e Kaçinarit të Mirditës, nga grupe të armatosura antiqeveritare. (Në fotografi: Bardhok Biba)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 239.

Fotografia: © https://www.observatorikujteses.al/bardhok-biba-mes-sigurimit-dhe-heroit/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img