Zigur Lelaj

Lexo ngjarje:

Në fshatin Bashaj (Smokthinë) të rrethit të Vlorës lindi Zigur Lelaj, veprimtar i luftës për mbrojtjen e pavarësisë e të tërësisë tokësore të vendit, pjesëmarrës në Luftën e Vlorës (1920), Hero i Popullit. Lindi në një familje me tradita atdhetare, më 1890. Më 1914 luftoi kundër bandave greke, në përpjekje me të cilët u plagos. Mori pjesë në Mbledhjen e Mesaplikut, më 20 mars 1920. Në Luftën e Vlorës u caktua komandant i çetës së Bashajt, të cilën e udhëhoqi me guxim dhe, në bashkëveprim me forca të tjera kryengritëse, sulmoi garnizonin italian në Kotë, ku edhe u vra. Emrin e tij e mori çeta partizane e fshatit gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ra dëshmor gjatë përleshjeve të Luftës së Vlorës, në vitin 1920. Është përjetësuar në këngë nga populli i krahinës së Vlorës. (Në 2 fotografi: Dekorimi I Zigur Lelajt me titullin “Hero i Popullit”, 1970.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1465.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img