Raimondo D’Inzeo

Lexo ngjarje:

Në Rieti (Itali) lindi Raimondo D’Inzeo, kampion i sportit të hipizmit. Raimondo iu përkushtuan hipizmit që në moshë shumë të re, nën kujdesin e babait të tij Costante, mareshal i kavalerisë italiane dhe themelues i “Società Ippica Romana” në vitin 1934. Origjina e tij është nga Munxhufuni (Montecilfone), në provincën e Kampobasos, Molise. D’Inzeot janë me emër në komunitetin arbëresh të zonës. Pasquale D’Inzeo, gjyshi i kampionit, ka qenë kryetar i bashkisë nga viti 1896 deri në vitin1902 në kohën e monarkisë italiane. Duke ndjekur gjurmët e të atit, Raimondo u bë kavalier në radhët e karabinierëve. Pjesëmarrës në tetë lojërat olimpike të njëpasnjëshme, prej vitit 1948 në Londër e deri më 1976, në Montreal. Fitoi medalje; një ari, dy argjendi dhe tri bronzi, duke u shpallur dhe dy herë rresht kampion bote. Raimondo u përzgjodh “kalorësi më i mirë në histori” nga një grup gazetarësh dhe ekspertësh të hipizmit botëror. Duke filluar nga viti 2014, gara në “Piazza di Siena” ka marrë emrin “Master Fratelli D’Inzeo” për nder të dy vëllezërve arbëreshë – legjenda të hipizmit botëror. Sot ata nuk jetojnë më, por janë një shembull i shkëlqyer për vendin e tyre të origjinës dhe vetë Italinë. Ata dominuan në gjysmën e parë të shekullit XX në arenën ndërkombëtare të këtij sporti, dhe ishin triumfues në pothuajse të gjitha kampionatet e kohës, dhe me të drejtë konsiderohen ndër kalorësit më të rëndësishëm të shekullit XX. (Në fotografi: Raimondo D’Inzeo në lojrat olipmike, Romë, 1960.)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

Fotografia: © https://www.horsetalk.co.nz/2013/11/16/legendary-showjumper-raimondo-dinzeo-dies-88/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img