Emanuele Giordano

Lexo ngjarje:

Në spitalin e Lungros (Itali) u nda nga jeta Emanuele Giordano, studiues, një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës arbëreshe. Lindi në Frasnita (it. Frascineto) të Kalabrisë, në Itali, në vitin 1920. Në vendlindje kreu shkollën fillore, më pas shkoi në gjimnazin e Horës së Arbëreshëve (it. Piana degli Albanesi). Në vitin 1933, vazhdoi studimet në Seminarin e Grotaferratës (Romë) ku kreu studimet për filozofi dhe teologji. Emanuele Giordano ishte ekspert e studiues i vëmendshëm i filologjisë, letërsisë italiane e arbëreshe, si dhe autor i shumë veprave të rëndësishme, ndër të cilat përmendim: “Fjalori i arbëreshvet t’Italisë” (1963); “Shpata e Skanderbekut nde Dibrët Poshtë” (1967); “Alfabetizzazione arbëreshe” (Shkrimi dhe leximi arbëresh, 2000). Më 1972, drejtoi revistën kulturore “Zëri i arbëreshvet” (La voce degli Albanesi d’Italia), si dhe bashkëpunoi me revistën e Ernest Koliqit “Shejzat” dhe revistën “Zgjimi” e Albino Greco-s. Me nismën e ndërmarrë nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), prej vitit 2020, një nga rrugët e Tiranës mban emrin “Emanuele Giordano”. (Në fotografi: Emanuele Giordano)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

Fotografia: © https://www.albanianews.al/arberia/strada-tirana-arberesh-emanuele-giordano

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img