Rixhnald Hibert

Lexo ngjarje:

Në Hertfordshire të Mbretërisë së Bashkuar lindi Rixhnald Hibert (Sir Reginald Hibbert), oficer britanik, historian. U arsimua në kolegjin “Queen Elizabeth” në Barnet dhe në kolegjin Worcester, Oksford, ku dhe përfundoi shkallën e parë të studimeve pasuniversitare për histori (1946). Gjatë Luftës II Botërore shërbeu si oficer ndërlidhës britanik në Misionin Stables të Ekzekutivit të Veprimeve Speciale (SOE) në Shqipërinë e Veriut, ku u hodh me parashutë në dhjetor 1943, për të ndihmuar dhe për të mbajtur kontakte me luftëtarët e rezistencës shqiptare. Pas luftës filloi karrierën diplomatike, që e përfundoi si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Francë (1979–1982). Libri i tij “Albania’s National Liberation Struggle: The Bitter Victory”, Londër 1991 (“Fitorja e hidhur. Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë”, Tiranë 1993) shihet si një histori objektive e asaj periudhe, e shkruar prej një njeriu që i ka parë ngjarjet nga afër. U nda nga jeta në vitin 2002. (Në fotografi: Rixhnald Hibert)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 911.

Fotografia: © https://tiranaweb.al/tag/sir-reginald-hibbert/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img