Xhemil Demiraj

Lexo ngjarje:

Në Durrës u nda nga jeta Xhemil Demiraj, ushtarak. Lindi në Kuç të Vlorës, në vitin 1905. Në vitin 1929 kreu shkollën e karabinierisë në Firence të Italisë. Pas kthimit në atdhe, shërbeu në Gjirokastër, Shkodër, Durrës e Peshkopi. Gjatë viteve 1942–1944 shërbeu pranë Ministrisë së Luftës. Në tetor 1944 u largua në Shkodër. U rreshtua me forcat e rezistencës antikomuniste që luftuan në malet e Veriut. U arrestua në Valbonë. Pasi kaloi një vit e gjysmë nëpër hetuesi, më 6 shtator 1946 u dënua me vdekje, me pushkatim; më vonë, dënimi iu zbrit në 30 vjet heqje lirie. Punoi në kënetën e Jube Sukthit, kanalin Peqin-Kavajë, në Maliq-Orman-Pojan, Vlashuk, në aeroportin ushtarak të Kuçovës, në kanalin Vjosë-Levan-Fier e në Zadrimë. U lirua më 1960. Në vitin 1967 u internua bashkë me të shoqen në Kuç të Vlorës, prej nga u liruan më 1973. (Në fotografi: Xhemil Demiraj)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. II, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2013, faqe 113.

Fotografia: © https://pressindependentcom.wordpress.com/2016/01/27/ushtaraku-mbreteror-qe-u-shpall-nga-diktatura-komuniste-kolaboracionist/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img