Mihal Zallari

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Mihal Zallari, publicist, përkthyes e poet. Lindi në Frashër të Përmetit, në vitin 1894. Që në moshën 12-vjeçare së bashku me familjen e tij u shpërngulën në Stamboll. Aty studioi në Liceun Gjerman dhe kreu shkollën fillore dhe të mesme. Në vitin 1922 u pranua në Fakultetin e Shkencave Shtetërore në Universitetin e Gracit, (Karl-Franzens-Universität). Pas mbarimit të studimeve në Grac, në vitin 1925, Mihali u kthye në Shqipëri ku edhe u vendos për disa kohë në konviktin e Gjirokastrës. Më pas, në fillim të viteve 1930 u vendos përfundimisht në Tiranë. Në shkollën Mbretërore të Oficerëve u angazhua në mësimdhënie, ku jepte lëndën e historisë së artit. Përveç kësaj, Mihali jepte mësim si pedagog i jashtëm i lëndës së matematikës edhe në disa shkolla të tjera të kryeqytetit. Që pas kthimit nga Austria, Mihal Zallari filloi që të shkruajë në gazetat e kohës, ku shumë shpejt u bë një nga publicistët më të njohur të asaj kohe me editorialet e shumta në gazetat “Demokratia”, “Besa” etj. Edhe gjatë luftës ai shkroi së tepërmi në gazetën “Kombi” dhe “Bashkimi”. Me kapitullimin e Italisë, Mihalin e kërkojnë në Komitetin Provizor, që kishte atributet e Qeverisë, dhe më pas në zgjedhjen e Asamblesë, që kishte funksionet e Parlamentit, ku dhe u zgjodh kryetar i saj. Në këtë detyrë Mihali qëndroi deri në tetor të vitit 1944. U arrestua nga komunistët më 6 shkurt 1944, si “kriminel lufte”. Me zhvillimin e Gjyqit Special (1 mars–13 prill 1945) u akuzua si “armik i popullit”. Më 13 prill 1945, Gjykata Speciale e dënoi me 30 vjet burgim. Më 22 prill 1962 u lirua nga burgu, pasi kishte vuajtur shumicën e dënimit në burgun e Burrelit. Pas lirimit, u vendos në Tiranë, ku punoi për disa kohë në ndërmarrjen botuese të kryeqytetit. (Në fotografi: Mihal Zallari)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IX, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2020, faqe 215–216.

Fotografia: © https://www.wikidata.org/wiki/Q6845214#/media/File:MihalZallari.jpg

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img