Hysen Bengu (Devolli)

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Hysen Bengu (Devolli), piktor, grafist e skenograf, “Piktor i merituar”. Lindi në Tiranë, në vitin 1924. Devolli vlerësohet si themeluesi i skenografisë shqiptare dhe skenografi i parë i Teatrit të Operës dhe Baletit Shqiptar. Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në Bukuresht, Rumani (1948–1952), në degën e skenografisë. Gjatë tridhjetë viteve si piktor skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, Devolli ishte autor i më se 300 skenografive dhe kostumografive të pjesëve operistike e baleteve të huaja dhe shqiptare. Piktori Hysen Devolli në krijimtarinë e tij tërhiqet nga tema historike, por ai realizon edhe portrete të ndryshme, ndërmjet të cilave edhe të figurave të shquara të artit tonë dramatik. Në të gjitha veprat e realizuara prej tij, artisti Devolli është një piktor realist, një realizëm që synon drejt një estetizmi dhe ekuilibrash koloristikë brenda metodës së realizmit socialist. Piktori Hysen Devolli ka realizuar për shumë emisione të pullave postare filatelinë shqiptare. (Në fotografi: Vepra e Devollit “Vojsava”, 1982, vaj në fibër.)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920-2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 98.

Fotografia: © Galeria Kombetare e Arteve, Tiranë.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img