Në Rogovë të Gjakovës lindi Haxhi Hoti, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor i kombit. Deri në vitin 1997 jetoi në Zvicër dhe më pas u kthye në Kosovë. Në mars të vitit 1998 vuri kontaktet e para me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U emërua koordinator për të themeluar njësitë e para ushtarake në fshatrat e Hasit. Në fillim, veprimtaria e këtyre njësiteve ishte mbështetja logjistike për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat kalonin nëpër fshatrat e Hasit për në Shqipëri për t’u furnizuar me armatim. Më 1998, duke udhëhequr një kolonë të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kthim për në Kosovë, u vra në luftë me forcat ushtarake serbe. (Në fotografi: Haxhi Hoti)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 630–631.
Fotografia: © https://www.rrenjet.iamalbanian.com/index.php?route=%2Ftree%2Falbanian%2Findividual%2FX13194%2FHaxhi-Hoti
Përpunim grafik: AHCF




