Gjovalin Shkurtaj

Lexo ngjarje:

Në Bajzë të Malësisë se Madhe lindi Gjovalin Shkurtaj, gjuhëtar, profesor. Kreu shkollën e mesme në Shkodër. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Universitetin e Tiranës (1966). Në vitet 1967–1989 punoi në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë, ku u mor kryesisht me dialektologji; në vitet 1989–1990, këshilltar kulturor në ambasadën e Shqipërisë në Romë; nga viti 1991 pedagog në departamentin e gjuhës shqipe të Universitetin e Tiranës dhe përgjegjës i këtij departamenti (2002–2007); në vitet 2000–2002, lektor i gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë. Fushat kryesore të veprimtarisë së tij janë dialektologjia, sociolinguistika e kultura e gjuhës. Ka hartuar studime për të folme të gegërishtes (në zonat e Lezhës, të Kastratit, të Hotit, të Kelmendit, të Rranxave të Mbishkodrës); është bashkautor i veprës “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe” dhe i tekstit “Dialektologjia” (Tiranë, 1997 me disa ribotime). Në fushën e sociolinguistikës ka botuar tekstet “Sociolinguistika” (Tiranë, 1996, 1999), “Etnografia e të folurit” (Tiranë, 2004), ndërsa në fushën e kulturës së gjuhës, ka botuar librat: “Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës” (Tiranë, 2003). Është bashkautor i metodës “Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë Atdheut” (1996, 1999, 2001). (Në fotografi: Gjovalin Shkurtaj)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2501.

Fotografia: © https://www.facebook.com/gjovalin.shkurtaj/?locale=sq_AL

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img