Giacomo Vuxani

Lexo ngjarje:

Në Trieste (Itali) u nda nga jeta Giacomo Vuxani, politikan dhe patriot shqiptaro-italian. Lindi në Arbanasi, juglindje e Zarës (Kroaci), në vitin 1886. Giacomo Vuxani i kreu studimet e mesme klasike në Zarë, në vitin 1910. Më pas ai regjistrohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Gracit, në Austri. Në të njëjtën kohë, ai nisi të marrë pjesë intensivisht në jetën italiane të vendlindjes së tij dhe në veprimtaritë e shoqatave atdhetare e nacionaliste. Giacomo Vuxani kurrë nuk harroi gjuhën e atdheut të të parëve të tij, gjuhën shqipe, të cilën familja e tij e fliste dhe e ruante me shumë dashuri e pasion, ashtu siç ruante dhe zakonet e traditat shqiptare. Në vitin 1910, Giacomo Vuxani promovoi e organizoi “Shoqatën Italo-Shqiptare” të Borgo Erizzo-s, që kultivoi lidhjet me Shqipërinë dhe bashkëpunoi me eksponentët më të shënjuar të diasporës, si Zef Skiroi (Giuseppe Scirò) dhe Rosolino Petrotta. Giacomo Vuxani bashkëpunoi ngushtë edhe me revistën “Albania”, Bruksel-Londër (1897–1909). (Në fotografi: Giacomo Vuxani)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Tiranë.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Giacomo_Vuxani

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img