Masakra e 4 shkurtit

Lexo ngjarje:

Populli shqiptar përkujton me dhembje të thellë “Masakrën e 4 shkurtit”, një reprezalje nëpër shtëpitë dhe familjet e Tiranës nga pushtuesi nazist gjerman dhe bashkëpunëtorët e tij, natën e 4 shkurtit 1944. Dhuna e përgjakshme i kushtoi popullit të Tiranës rreth 84 të vrarë, si dhe arrestimin e mbi 300 të tjerëve. Qëllimi i masakrës ishte të frikësohej populli e të detyrohej të hiqte dorë nga lufta e nisur, të sigurohej qetësia e rendi që kërkonte regjimi gjerman i pushtimit. Organizator dhe drejtues i kësaj masakre ishte një nga bashkëpunëtorët e pushtuesit gjerman, Xhelal Staravecka, komandant i xhandarmërisë së Tiranës. Masakra nuk arriti të ndalte luftën e qëndresën antifashiste të shqiptarëve. (Në fotografi: Makinë gjermane e djegur nga partizanët në bulevardin “Zogu I”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1646.

Fotografia: © https://www.balkanweb.com/

Përpunimi Grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img